Drogba mund të mungojë kundër Liverpoolit
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, është i dyshimtë për t’u paraqitur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma kundër Liverpoolit.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë nuk luajti në ndeshjen e të shtunës kundër Newcastle United, për shkak të dëmtimit të nyjës që e kishte pësuar në stërvitje.
Blutë shpresojnë që Drogba të jetë në gjendje të luajë në këtë përballje shumë të rëndësishme, e cila zhvillohet në Anfield, ndërsa trajneri i Chelseat, Guus Hiddink, ka thënë se gjithçka është 50-50 për paraqitjen e tij.
--------------------------------------------------------------------------------
Telashe mes Gutit dhe trajnerit
Tensionet ndërmjet mesfushorit të Real Madridit, Jose Maria Guti, dhe trajnerit Juande Ramos, janë shtuar edhe më shumë, pasi që trajneri e ka lënë jashtë formacionit bazë mesfushorin spanjoll në javët e fundit.
Guti edhe gjatë ndeshjes kundër Malagas ishte në bankën e rezervistëve, ndërsa në momentin kur Ramos kishte dashur ta inkuadronte në lojë, ai ka refuzuar të zbresë në fushë.
Sipas “El Mundo Deportivo”, 32- vjeçari nuk ka pranuar ta zëvendësojë as Klaas-Jan Huntelaarin, as Wesley Sneijderin dhe as Rafael van der Vaartin, ndërsa është cituar t’u ketë thënë paraprakisht bashkëlojtarëve në stol: “Sot nuk do të inkuadrohem në fushë”.
I njëjti burim pohon se Guti tashmë ka filluar përgatitjet për t’u larguar nga Mbretërit, nëse Juande Ramos vazhdon edhe në sezonin e ri të jetë trajner i Los Blancos.
---------------------------------------------------------------------------------
|
|
Kaka i thotë "po" Florentino Perezit
Mediat spanjolle përcjellin lajmin se mesfushori i Milanit, Kaka, i ka dhënë pëlqimin kandidatit për president të Real Madridit, Florentino Perez, për transferim në klubin spanjoll.
Emri i Kaka sërish është pjesë e thashethemeve rreth të ardhmes së tij dhe edhe njëherë është lidhur me kalim tek Reali i Madridit.
Pas deklaratave të Kaka se nuk është në raporte të mira me drejtuesit e Milanit për shkak të mënyrës se si është trajtuar lëndimi i tij, spekulimet për largim të tij nga San Siro sërish janë bërë aktuale.
Marca ka shkruar se Kaka tashmë i ka thënë “po” Florentino Perezit për kalim në Real Madrid. Spekulohet se klubi mbretëror tashmë e ka caktuar edhe vlerën e dëmshpërblimit me Milanin, e cila thuhet të jetë rreth 60 milionë euro.
|
---------------------------------------------------------------------------------

Higuain: Duhet të vazhdojmë presionin ndaj Barcelonës
Sulmuesi i Real Madrid, Gonzalo Higuain, thotë se fitorja e mbrëmshme ishte e rëndësishme sepse do të vazhdojë presionin ndaj Barcelonës.
Higuain ishte autori i golit të vetëm në fitoren e mbrëmshme minimale të Real Madridit ndaj Malagas.
“Kam pasur disa raste, por fatmirësisht goli im u tregua të ishte vendimtari. Fitorja do të na ndihmojë të vazhdojmë presionin ndaj Barcelonës”, ka thënë Higuain.
“Ishte shumë e rëndësishme për ne, duke marrë parasysh numrin e lëndimeve që kishin nga pauza ndërkombëtare. Shumë lojtar erdhën nga larg dhe nuk ishin në një formë shumë të mirë”, ka shtuar argjentinasi.
---------------------------------------------------------------------------------

Reali do të përpiqet të transferojë Ronaldinhon?!
Tregimi mbi Ronaldinhon ka marrë edhe një kahe tjetër dramatike, me Real Madridin që raportohet se do të futet në garë për të nënshkruar me brazilianin.
Është e qartë se ish-lojtari më i mirë në botë është i pakënaqur në Itali, gjë që u pa edhe nga komentet e tij derisa ishte në detyrë me kombëtaren e Brazilit.
Sipas Sport, burimet e afërta me vëllain dhe agjentin e Ronaldinhos, Roberto de Assis, kanë konfirmuar se dëshiron të ndryshojë vendin, duke kërkuar një klub me një imazh të ngjashëm.
Manchester City vazhdon të përmenden si një destinacion i ardhshëm i lojtarit, por duket se lojtari nuk e dëshiron edhe aq këtë klub.
Me Florentino Perez që pritet të marrë drejtimin e Realit, Ronaldinho mund të ketë rast të rikthehet në Spanjë. Perez ishte ai që kishte sjellë në Real edhe emra të tjerë që kishin luajtur në Barcelona, si Luis Figon dhe Ronaldon.
---------------------------------------------------------------------------------
Barcelona përcjell situatën e Vucinic
Barcelona është në kërkim të një sulmuesi, i cili do ta zëvendësojë Samuel Eto'o-n (pasi që pritet largimi i tij në verë), ndërsa Blaugranët po qëndrojnë në pritje nëse sulmuesi Mirko Vucinic do të nënshkruajë kontratë të re me Romën.
Sipas “Corriere dello Sport”, malazezi dhe Giallorossët nuk po merren vesh për vazhdimin e kontratës, për shkak të kërkesës së lartë për pagën vjetore të Vucinic.
Nëse bisedimet e agjentit, Alessandro Lucci, dhe drejtuesve të Romës dështojnë, atëherë Barcelona do të reagojë me një ofertë konkrete për ta transferuar sulmuesin në Camp Nou.
---------------------------------------------------------------------------------

Ranieri: T’i marrim ndeshjet një nga një
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, është i përqendruar në ndeshjen e të dielës kundër Chievos. Edhe pse bardhezinjtë konsiderohen favoritë, menaxheri tërheq vërejtjen për rrezikun potencial nga ekipi i Erjon Bogdanit.
“Chievo po luan mirë kohëve të fundit dhe është shndërruar në një skuadër e cila vështirë mposhtet”.
“Rreziku është i dyanshëm në humbjen e pikëve. Ata rrezikojnë largimin nga Serie A, ndërsa ne humbim garën për titull”.
“Nuk është me rëndësi të mendojmë vetëm për ndeshjen kundër Interit. Nëse e mposhtim Interin dhe dështojmë në ndeshjet tjera, atëherë ajo fitore nuk do të kishte asnjë rëndësi”, ka thënë ish-trajneri i Chelseat.
---------------------------------------------------------------------------------

|
|
Galliani: Milani nuk ka nevojë për Cannavaron
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar se skuadra e tij nuk do të kërkojë shërbimet e mbrojtësit veteran të Real Madridit, Fabio Cannavaro, gjatë afatit kalimtar veror.
“Fabio Cannavaro nuk bën pjesë në planet tona, pavarësisht se unë jam një admirues i tij si lojtar i madh”.
“Sa i përket transferimit të lojtarëve do të flas në fund të sezonit. Ndërsa krejt çka mund të them tani, është se kemi vendosur të blejmë lojtarë kualitativë për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Galliani për Sportmediaset.it.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|